Pas akuzave të skandalit ‘Gulf’, reagon për herë të parë Bes Kallaku! 0 1796

Një ndër lajmet më të bujshme së fundmi ishte ai i falimentimit të kompanisë ‘Gulf’. Dëmi prej 6 milion eurosh erdhi si faturë për shtetin shqiptar dhe konsumatorët në veçanti, të cilët kishin blerë tollona nafte me çmim të reduktuar. Së fundmi, imazh të ‘Gulf’ kemi parë Bes Kallakun, i cili reklamonte një ofertë të tillë në rrjetet sociale.

Kanë qenë të shumtë ndjekësit e Besit ata të cilët e kanë akuzuar aktorin si bashkëpunëtor në një mashtrim të tillë. Nisur nga ky fakt, Kallaku nuk ka pritur dhe më gjatë, duke bërë kështu një deklaratë në Instagram. Ai ka pohuar se kishte bërë një marrëveshje me kompaninë, që duke nisur nga dhjetori e shtatë muajt në vijim, Besi të ishte imazh i ‘Gulf’. Nga ana tjetër, ai thekson se është mashtruar po aq sa konsumatorët e thjeshtë, të cilët kanë rënë pre e një oferte të paqendrueshme. “…njësoj si të gjithë të dëmtuarit edhe unë jam pjesë e këtij dëmtimi të imazhit tim moral dhe ekonomik”, ka shtuar dhe më tej Kallaku.

“Më vjen keq për çdokënd të dëmtuar dhe mashtruar nga përdorimi i imazhit tim. Mirëkuptoj këdo”, ka vijuar Besi, duke theksuar se si të gjithë të tjerët, edhe ai do të ndjekë rrugën ligjore.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *