Reagimi ekspresiv i Egla Harxhit, ofendon rëndë moderatoren e njohur

Egla Harxhi, modelja dhe aktorja me flokët e përflakur, ka qënë shumë e komentuar për marrdhënien e saj treshe me Ale de Basseville dhe Alesias.

Kohë më parë, Miss Albania 2007, deklaroi se kjo marrdhënie ishte prishur dhe se do të kishte marrdhënie monogame me fotografin e famshëm.

Egla nuk e ndjek më në Instagram ish partneren e saj dhe i ka fshirë të gjitha fotot me të. Por mesa duket ato i kanë ruajtur marrdhëniet e mira me njëra tjetrën dhe pas ndarjes. Ish-missi, në intervistën e saj për “Panorama” është pyetur ndër të tjera për mendimin e saj në lidhje me deklaratën e moderatores së njohur Dajana Shabani, për marrdhënien e tyre treshe.

Dajana është shprehur: “Rrini të tre, por mos bëni fëmijë të paktën. Ky më duket një budallallëk i madh. Po pse kanë zgjedhur Libofshën xhanëm? Apo është ajo nga Libofsha?”

Mendim ky që e ka acaruar pa masë Eglën, e cila është kundërpërgjigjur me ofendime, duke i dalë në krahë kështu ish-partneres së saj.

“Nuk ka asgjë të keqe të jesh kundra diçkaje, por kur ke arsye dhe argumente. Fjalori i limituar dhe injoranca e shoqërisë së sotme është e frikshme. Një moderatore që askush nuk e njeh, përpiqet të përbaltë me fjalorin e saj të limituar diçka të cilën nuk e kupton dhe nuk e njeh. Është e njohur që nga fillimet e civilizimit njerëzor që raca njerëzore ate që nuk e njeh dhe nuk e kupton, e përbalt. Do e pyesja këtë vajzë të shkretë se çfarë ka bërë në jetën e saj, çfarë ka bërë ajo përpara se të gjykojë të tjerët?”

“Shqipëria ka nevojë për vision dhe njerëz të cilët mund të investojnë, jo njerëz të paditur. Nuk habitem që ky vend është në këtë gjëndje, sepse njerëz të shkretë si puna e saj që nuk kuptojnë asgjë, nuk kanë pikën e kulturës dhe kanë dy gram tru në kokë, kanë të drejtën e votës. Përsa i përket, bëjmë ose jo fëmijë, nuk është për atë të vendosë, ndaj mos të na tregojë se çfarë duhet të bëjmë. I them të shohë punën e saj dhe i them se je vetëm një moderatore në një provincë të vogël dhe rëndësia jote është inekzistente. Kur të arrish 1 të 1 000 000-ën e asaj që Ale ka arritur të bëjë në jetë, mund të flasësh e t’i përmendësh emrin!”, ka thënë ajo.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *