KreuBusull

Shpallet data e publikimit të rezultateve të Lotarisë Amerikane!

Është ndoshta një nga ato data që shqiptarët në veçanti presin me padurim. Numri i aplikantëve nga brenda kufijve, si çdo vit ka qenë i shumtë, ndërsa nuk do duhet dhe më tepër kohë për të mësuar emrat e fituesve. Sipas një njoftimi zyrtar, rezultatet do të shtyhen: më 15 maj aplikantët do të kenë mundësinë të shohin nëse janë në listën e të përzgjedhurve ose jo.

Çdo vit, shpallja e rezultateve është bërë në 3 maj, por këtë herë shtyrja në kohë ka ardhur si pasojë e disa problemeve me riaplikimet ‘online’. Nëpërmjet numrit të tyre identifikues, aplikantët duhet të shohin përgjigjet në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane, ndërsa fituesit do të njoftohen lidhur me ditën e nisjes së proçedurave të vizave. Për rregullat e intervistave dhe kualifikimet do të ketë njoftime të mëtejshme, që do të vijnë në ndihmë të lehtësimit të proçedurave.

Për të gjithë ata që po presin me padurim, mbetet çështje javësh…!

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF