Soni flet për romancën me Klevin, bën deklaratën e fortë: “Xhelozia, problemi i lidhjeve në showbiz!” 0 1342

Soni Malaj është në një lidhje të re dashurie me Klevin, djaloshin që nuk e lë vetëm as në prapaskenat e formateve si ‘Dancing With The Stars’. Gjithçka duket se shkon më së miri dhe këtë e ka vërtetuar edhe këngëtarja në intervistën e fundit për ‘Elitë Show’.

Soni ka folur për marrëdhënien me Klevin dhe romancën mes tyre, duke rrëfyer se respekti dhe mirëkuptimi mes njëri-tjetrit e kanë bërë lidhjen edhe më të fortë. “Kemi 3 vite bashkë”, ka sqaruar Soni, për të shtuar më tej se Klevi i qendron shumë pranë dhe gjithçka e bëjnë së bashku. “Klevi nuk bëhet fare xheloz. Për fat të keq, të gjithë çiftet e showbizit që ndahen, fundi u vjen shpejt për shkak të xhelozisë”, ka deklaruar Soni.

Sipas Malaj, fakti që i dashuri qendron i pranishëm në çdo kohë, ka ndikuar për thyerjen e kufijve që xhelozia mund të vendosë në një lidhje. Mirëkuptimi dhe prezenca e Klevit ka bërë që Soni ta shijojë si duhet këtë romancë të re.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *