Ermal Mamaqi poston foton më të bukur të pasdites: Ami duke ushqyer me gji Sian e vogël 0 1944

Një pasdite shumë e bukur, perfekte për ta kaluar nën shoqërinë e familjarëve; në natyrë apo në shtëpi, nuk ka shumë rëndësi. Kur je me njerëzit e duhur, vendi nuk është aspak i rëndësishëm. Pavarësisht impenjimeve të shumta, Ermal Mamaqi i ka lënë ato pas për të qëndruar pranë dy femrave më të rëndësishme në jetën e tij, Amit dhe Sias së sapoardhur në jetë.

Moderatori shumë i njohur ka fotografuar një moment shumë hyjnor, teksa Ami po ushqen me gji të voglën e saj . E veshur sport, pa make up, ashtu siç të gjithë ne qëndrojnë në shtëpi (ka disa që qëndrojnë në keq) Ami duket krejtësisht e përqëndruar tek vajza e saj dhe nuk e ka aspak mendjes se nga ana tjetër bashhkëshorti, Ermali po e fotografonte. Megjithatë, ai është kujdesur për të gjithë detajet e fotos, kompozimi me lulet, mbulimi i fytyrrës së Sias…gjithçka, duke e bërë këtë foto thjesht perfekte.

Familja e tyre u shtua në numër me një vajzë të vogël, të quajtur Sia pak javë më parë. Lajmin e bukur të ardhjes në jetë e dha vetë moderatori nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, e cila brenda pak minutash u shndërrua menjëherë në foton më të pëlqyer në Instagram të VIP-ave shqiptar. Megjithatë, kurorën si foton më të pëlqyer e mban Besi dhe Xhensila ku na konfirmuan lajmin se do të bëhen prindër për herë të dytë.

Lajme të tilla duket se janë shumë të mirëpritura nga shqiptarët, dhe për këtë na vjen mirë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *