KreuCelebrity

Ish-i dashuri i Luanës, deklaratë për moderatoren: “Sa qenka zbukuruar!”

Luana është aktualisht një ndër vajzat më të komentuara të ekranit. E shohim herë pas here me projekte të reja në televizion, ndërsa në qendër të vëmendjes vijon të mbetet edhe jeta e saj private. Ndonëse nuk e kanë pranuar ende zyrtarisht, moderatorja është në një lidhje dashurie me Krenar Cocaj. Por, me siguri të gjithë e kujtojnë një prej lidhjeve më të bujshme të saj, pikërisht atë me Adrian Gaxhën.

Bënë mjaftueshëm zhurmë dhe u shndërruan menjëherë në çiftin më të dashur të shoubizit. Edhe pse dukej se historia e tyre e dashurisë do të vazhdonte përgjithmonë, Luana dhe Gaxha i dhanë fund lidhjes, duke lënë të befasuar kështu shumë fansa të tyre. Pas kaq kohësh, këngëtari nga Shkupi ka folur për Luanën, në një intervistë për ‘Një kafe me Labin’. I sikletosur disi nga pyetja, Labinoti e ka pyetur se cilat janë tre gjëra që i shkojnë ndër mend Gaxhës, kur sheh tashmë një foto të Luanës. “Sa qenka zbukuruar! Më vjen mirë për sukseset e saj. Eksperiencë e veçantë, një prej dashurive të para”, ka thënë Adriani, duke zbuluar kështu se mes tyre nuk ka ndonjë inat apo hatërmbetje në veçanti.

Që prej kohës kur i dhanë fund romancës, si Vjollca, ashtu dhe këngëtari janë përfolur për histori të ndryshme dashurie, të cilat kanë bërë goxha bujë në mediat rozë. Nuk ndodh rrallë të dëgjojmë perosnazhet të flasin për ish-et, por këtë herë Adriani nuk ka patur rrugëzgjidhje tjetër!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF