KreuCelebrity

Kate di si ta lumturojë bashkëshortin e saj, zgjedhja e duhur që bëri për të ndjerë princeshë Dianën pranë

Të gjithë sytë ishin tek Kate Middelton, kjo super grua doli përpara popullit britanik vetëm 7 orë pasi solli në jetë fëmijën e saj të tretë. E veshur me një fustan të kuq më jakë të bardhë, të gjerë, me këpucë me takë, e krehur, me një buzëqeshje që nuk e hoqi për asnjë moment, Kate bëri atë që shumë pak gra mund ta bëjnë, duke e treguar edhe një herë se të qenurit dukeshë, apo pjesë e familjes mbretërore nuk është dhe aq e lehtë. Janë disa detyrime që duhen kryer, pavarësisht çdo rrethane dhe këtë e kuptuam më së miri.

Një detaj shumë interesant në veshjene  saj, të cilën nuk mundëm kurrsesi që ta linim të kalonte në heshtje, ishte pikërisht fustani i saj i kuq me jakë të bardhë. Ndoshta mund t’ju jetë dukur si një deja vu kur keni parë tek dera e maternitetit Kate dhe William dhe keni plotësisht të drejtë. Një fustan të pothuajse të njëtë, kishte veshur edhe princeshë Diana, kur solli në jetë princ Harry-in në vitin 1984.

Por kjo nuk është hera e parë. Të njëjtën zgjedhje Kate ka bërë edhe me princ George. Ajo kishte veshur një fustan bojëqielli me pika të bardhë, i ngjashëm me atë që princeshë Diana kishte veshur kur solli në jetë princ William.

Një zgjedhje shumë e bukur për ta bërë pjesë e princeshë Dianën në një moment kaq të rëndësishëm për familjen mbretërore.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF