KreuCelebrity

Kur fjalët janë të tepërta, Rudina Magjistari poston një foto shumë të bukur të bashkëshortit të saj

Në studion e saj, kurrsesi asnjë i ftuar nuk mund të largohet pa i thënë të gjitha. Rudina Magjistari duket se ka një formulë suksesi që i bën të gjithë personazhet VIP të rrëfehen tek ajo. Megjithatë kur vjen puna tek jeta e saj private është shumë e kursyer.

Të gjithë e njohim Mian, vajzën e saj të vogël, por njëkohësisht askush nuk e njeh. E themi këtë sepse në profilin e saj në Instagram, moderatorja shumë e dashur e shqiptarëve, poston herë pas here foto të saj, me hashtagun që nuk mungon kurrë #Mialulegjingji, por duke u kujdesur që të e tregojë me fytyrë tek ndjekësit e shumtë që ka në rrjetet sociale, pasi siç është shprehur më herët, do të jetë vetë Mia që do të vendosë nëse dëshiron të jetë një person publik ose jo.

Nga ana tjetër, edhe fotot me bashkëshortin janë shumë të rralla, prandaj gjithmonë kur ndodh diçka e tillë, tërhq një vëmendje shumë të madhe. Së fundmi, ajo ka postuar një foto të bashkëshortit, Xhavit Bajrami teksa po ushtrohet në palestër. Mbi foto nuk ka munguar edhe një emoji të një fytyre me zemra.

Kur vjen puna tek dashuria fjalët janë të tepërta apo jo?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF