Maratonë yjesh/ Nga Iglesias, tek Martin Garrix e Daddy Yankee, artistët mblidhen në verë vetëm në Tiranë! 0 2556

E kuptojmë që po prisni me padurim të shkëputeni nga kryeqyteti për t’iu drejtuar destinacioneve bregdetare, por këtë vit duhet të mendoheni dy herë. Ose të paktën, mund të merrni në konsideratë disa data ne vëçanti, pasi Tirana do të ndizet nga atmosfera e yjeve botërorë. Dhe jo, nuk po flasim për emra që shumë pak i njohin – janë artistët më në zë të momentit ata që kanë rezervuar një kohë të veçantë për Shqipërinë!



Gjithçka nis me fundin e majit, kur pas Eurovizionit dhe emocioneve që mbart përgjatë gjithë kohës një festival i këtij përmasave, Ermal Meta do t’i drejtohet Tiranës, për të dhënë një koncert enkas për publikun shqiptar. E dyta në radhë vjen Rita Ora, e cila për herë të fundit performoi në 2012-tën, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Tashmë, Rita do të ngjitet në skenë më 3 qershor, për të dhuruar një spektakël siç vetëm ajo di.

Duke u larguar disi nga të famshmit me origjinë vendase, për të gjithë fansat e këngëve, si: ‘Danza Kuduro’, ‘Despacito’, ‘Gasolina’ etj, po ju themi se Daddy Yankee do të jetë i pranishëm në kryeqytet për publikun e gjerë më 27 korrik. Kujdes: biletat do të fillojnë shitjen më 1 maj! Nuk do të na duhet të presim dhe më gjatë, pasi 18 gushti na rezervon një tjetër surprizë – DJ Martin Garrix, së bashku me Dua Lipën dhe Albert Stanaj do të performojnë në kryeqytet, për ta ndezur dhe më shumë këtë verë.

Dhe i fundit, por jo më pak i rëndësishmi, i preferuari i shumë femrave, Enrique Iglesias, do të mbërrijë në Tiranë në fund të muajit gusht, duke i dhënë edhe më shumë peshë listës së emrave të lartpërmendur. Me pak fjalë, këtë verë planifikojini më me kujdes sëç duhet pushimet, pasi Tirana do të dhurojë një atmosferë si kurrë më parë!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *