Moderatorja e njohur tregon momente nga dasma: Fisi im thoshte “nusja qenka çmendur” 0 891

E kemi parë prej vitesh në emisionin e saj “Bardh e Zi” së bashku me Erion Kriston, në të cilën trajtohen problematika të ndryshme me të cilat përballet shoqëria shqiptare;kryesisht probleme ekonomike, apo problemet me të cilat përballen fëmijët e këtij vendi. Megjithatë jeta e saj, nuk është aspak bardh e zi.

Ornela Gaçe ka qenë e ftuar pasditen e sotme tek “Rudina” ku është ndalur të rrëfejë detaje nga jeta e saj përtej ekranit, Ornelën si një nënë apo edhe bashkëshorte. Prej 7 vitesh, moderatrja është nënë e një vajze të vogël të quajtur Vivian, të cilët i dedikon një kohë shumë të madhe. Puna është punë, ama familja për të është primare, dhe ajo ka treguar se pavarësisht angazhimeve të shumta, në orën 17:00 ajo është në shtëpi për t’u kujdesur për vajzën 7 vjeçare dhe për bashkëshortin.

Kur vjen puna për të treguar historinë e saj të dashurisë, me partnrin, Ornela ka treguar se nuk e kishte menduar që ai do të ishte bashkëshorti i saj. Madje madje, kishte menduar që atë “t’ia bënte shoqes së ngushtë”, por më pas e kishte kuptuar që ai pëlqentë atë.

“E kisha menduar që t’ia bëja shoqes sime të ngushtë. Doja të ikja në Amerikë, më duhej një partner dhe ky doli direkt “vij unë”. Pastaj thashë, po ky ka diçka me mua dhe kështu rezultoi. Për dasmën, fisi im thoshte “nusja qenka çmendur”. Gati e zhvesha bashkëshortin në dasmë”, u shpreh ajo.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *