KreuCelebrity

Për 23-vjetorin e Gigi-t, motrat Hadid shkëlqyen si kurrë më parë!

Ndarja me Zayn Malik rreth dy muaj më parë nuk do ta pengonte kurrsesi Gigi-n, që të festonte dhe ta shijonte në makimum ditëlindjen e saj. Supermodelja mbushi plot 23 vjeç ditën e djeshme, e siç mund të imagjinohet nuk munguan mikeshat VIP dhe motra më e vogël, Bella, në eventin e organizuar enkas për Gigi-n. Festa është mbajtur në New York, ndërsa modelet Hadid kanë shkëlqyer si kurrë më parë.

Gigi kishte zgjedhur një fustan të shkurtër pa rripa nga Versace dhe një palë sandale plastike/transparente për këtë 23-vjetor. Me flokët e artë të lëshuar mbi supe, më e madhja e familjes Hadid nuk mund të paraqitej në mënyrë më ideale se kaq. Bella, nga ana tjetër, kishte preferuar një fustan ngjitur pas trupit, me printim leopardi dhe disa lule ngjyrë ari të bashkangjitura në dizenjo. Me flokët e kapura bisht, Bella ishte kombinuar në mënyrë perfekte me të motrën, në një ditë aq speciale saç ishte dhe ajo e mbrëmshmja. Yje si Olivia Culpo, Martha Hunt, Hailey Baldwin etj, nuk ngurruan t’i thonin ‘po’ ftesës së Gigi-t, për ta bërë edhe më speciale festën.

Motrat Hadid njihen për të qenurit fokusi i vëmendjes, sidomos kur bëhet fjala për veshjen. Sepse, sa herë flasim për to, vështirë të na kujtohet ndonjë zhgënjim i mundshëm mes paraqitjeve të supermodeleve. Cila ju pëlqen më shumë, Gigi apo Bella?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF