KreuCelebrity

Prisni martesë/ Soni Malaj, shumë shpejt drejt një hapi tjetër në lidhjen e saj me Klevin!

Pritej që të ndodhte herët ose vonë, e vetëm tani më në fund Soni Malaj po shpreh diçka më shumë lidhur me romancën e saj tre vjeçare me Klevin. Është përpjekur ta mbajë sa më larg syrit të medias këtë pjesë private të jetës, por tashmë Malaj ka vendosur të thyejë heshtjen. Ishte fillimisht një ndër intervistat e fundit në ‘Elitë Shoë’, ajo që na zbuloi marrëdhënien plot dashuri e respekt të ndërsjelltë mes Sonit dhe Klevit.

Megjithatë, kuriozët e ‘Në kurthin e Piter Pan’ nuk e kanë lënë me kaq. Pyetja e parë pikante dhe ajo më kryesore për këngëtaren ka qenë nëse ajo ka ose jo ndërmend t’i bëjë një motër ose vëlla Anës. ‘Dua’, ka qenë përgjigja e menjëhershme e Sonit, e le të themi se një rrëfim i tillë na ka surprizuar jo pak, duke marrë parasysh ruajtjen e privatësisë së artistes. Kjo nuk ka qenë e gjitha, pasi fëmijëve u ka lindur menjëherë dëshira për të zbuluar edhe diçka tjetër: a do të shohim shumë shpejt një dasëm nga Soni dhe Klevi?

“Unë e kam një unazë në gisht, kështu që…”, ka thënë Malaj, duke lënë të kuptohet se shoubizit shqiptar do t’i shtohet edhe një tjetër event i rëndësishëm. Me gjithë këto plane, tashmë presim vetëm data dhe lajme të gëzueshme nga këngëtarja. Të shohim vallë diçka më shumë këtë vit…?!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF