KreuCelebrity

Sekreti i bukurisë së Klea Hutës? Jo nga ata që mund të kopjohet!

Është një nga personazhet më të dashur të ekranit, që përpos talentit, spikat edhe për bukurinë e saj. Klea Huta gjendet së fundmi mes projektesh në muzikë e teatër, ashtu sikurse vëmendje të veçantë ka marrë edhe lidhja me Elgit Dodën. Përflitet se çifti po realizon një këngë të re së bashku, që fansat presin me padurim ta dëgjojnë.

https://www.instagram.com/p/BhjTUudFqxK/

Aktiviteti i Kleas në Instagram nuk është i pakët, e shohim shpesh që poston foto e video nga më të ndryshmet. Këtë herë, Huta ka treguar sekretin e bukurisë, por le të themi se nuk është nga ata që mund të kopjohet nga të gjithë. Klea ka publikuar një foto të të atit në moshë fare të re, e duket qartazi që ngjashmëria mes tyre është shumë e madhe. ‘Babai im simpatik, 18 vjeç’, ka shkruar Klea, duke zbuluar kështu se nga i buron hijeshia e pamjes së jashtme.

Mesa shihet, Huta dhe i ati janë ndër rastet tipike ‘vajzat si babi’ dhe me siguri ky i fundit ndihet mjaft krenar për këtë.

https://www.instagram.com/p/Bhb6JUSlWJl/

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF