KreuCelebrity

Flokët e shkurtër të Alketës si shtatzënia e Marigosë!

Të shkurtra apo të gjata?

“Është koha për një freskim look-u” ishte pyetja që u drejtoi në 2 Prill ndjekësve të saj në Instagram Alketa Vejsiu, teksa pozonte me një model të ri flokësh! Ishte ky look, të cilin Alketa e mbajti për dy puntata rresht të spektaklit që tashmë ajo drejton “Në kurthin e Piter Pan”! Look që u përqafua nga thuajse të gjithë ndjekësit e saj, të cilët e pëlqyen këtë ndryshim të Alketës, e cila deri në atë kohë nuk ishte shquar për ndryshime të mëdha në pamjen e saj!

Besnike e flokëve të gjata dhe ngjyrës së verdhë, Alketa u duk se tanimë do të ecte me hapin e trendeve tek flokët! Dhe provokimi i Alketës nuk ishte as një ditë e as një dalje në ekran, por dy javë plot audienca mendoi se Vejsiu ishte me flokët e prera drejt!

Të hënës që lamë pas Alketa nisi të hiqte petët e kësaj “gënjeshtre të bardhë” duke u shfaqur në skenë me flokët e mbledhur, ndërsa në insertet e përgatitura me flokët e gjatë bisht! Dikush mendoji se ata xhirime ishin më të hershme, e dikush e kapi sajesën e Alketës…

Por sot teksa ajo ka ndarë imazhet e freskëta nga një panair ku merr pjesë dyshimet u shuan! Alketa vijon të jetë me flokët e gjatë dhe parukja e dy puntatave ngjan si jastëku i Marigosë! ”

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF