Kjo foto e Marina Vjollcës na shuan çdo dyshim për shtatzëninë e saj! 0 1393

Është e pashmangshme. Kur fisi mëson se je në një marrëdhënie, sa herë të takosh dikë do të përballesh me pyetje: kur do të kemi një fejesë? Më pas, pasi të kesh vendosur të fejohesh, pyetja e radhës që do të të shoqërojë është: kur do të martoheni…për të vijuar me kur do të bëni fëmijën e parë, të dytë, të tretë…

Edhe me personazhet VIP, ndodh e njëjta gjë, por kësaj here, fisi është zëvendësuar me audiencën. Pasi Marina dhe Getoari u martuan, të gjithë kanë nisur të spekulojnë për një shtatzëni të mundshme të bukuroshes së ekranit. “Marina Vjollca në pritje të ëmbël” “Marina dhe Getoari do të bëhen prindër për herë të parë”, janë këto lajmet që kanë pushtuar mediat ditëve të fundit dhe si për të na shuar çdo dyshim, çifti ka publikuar një foto të dy së bashku dhe barku i Marinës na shuan çdo dyshim.

Marina Vjollca jo vetëm që nuk është shtatzënë, por si gjithmonë është në formën e saj më të mirë!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *