KreuCelebrity

Lori më transparente se kurrë, zbulon më shumë seç duhet në foton e fundit!

Është komentuar gjithmonë për firmat e shtrenjta të veshjeve, kurimin e pamjes së jashtme, por këtë herë Lori ka tërhequr vëmendjen në një tjetër formë…Veshur me të bardha, me një çantë Gucci të kombinuar më së miri me ngjyrën e xhaketës, gjithçka duket perfekte në postimin e fundit të trashëgimtares së Top Channel. Sytë të shkojnë menjëherë tek jahti i shfaqur në sfond, por kjo nuk është e gjitha.

Nëse e shihni imazhin me vëmendje, në pjesën e sipërme të veshjes mund të dallohet qartazi transparenca e copës, që duket se ka shfaqur më shumë seç duhet nga Lori! Hoxha përpiqet t’i ekspozojë format trupore në mënyrën më tërheqëse të mundshme, edhe pse këtë herë ka guxuar si kurrë më parë. Një paraqitje e tillë vjen si inspirim nga stili i Kim Kardashian, e cila njihet për kombinimin e pantallonave me kanatjere të prera shkurt, që nxjerrin në pah gjoksin dhe pjesën e barkut.

A post shared by Kim Kardashian (@kimkardashian)

Duke marrë parasysh që Lori është një ndër ndjekëset më të mëdha të tendencave të fundit, nuk çuditemi shumë që këtë herë ka shkuar drejt kësaj zgjedhje. Ç’mendim keni për kombinimin e Lorit?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF