KreuCelebrity

Pas përfundimit të martesës disa vjeçare, Channing më i dëshpëruar se kurrë!

Po kalon afro një muaj nga koha kur Jenna Dewan dhe Channing Tatum deklaruan zyrtarisht ndarjen mes tyre. Pas një romance dhe martese disa vjeçare, çifti më i dashur për publikun i dha fund papritur, e që nga ajo kohë mediat rozë nuk kanë rreshtur së shkruari për to. Nëse mendoni se Channing po e kalon lehtshëm këtë periudhë, gaboni…

Një burim i afërt i aktorit ka rrëfyer për ‘People’ se ndarja për Tatum ka qenë vërtetë e vështirë. “Ka patur gjithmonë një shtëpi për t’u kthyer pas ditës së lodhshme, e ajo ishte pikërisht Jenna. Të deklaruarit e ndarjes mes tyre për Channing ka qenë një disfatë e madhe”, ka zbuluar burimi për ‘People’. Sa për Jenna-n, flitet se aktorja ka një sërë mikeshash e miqsh me të cilët kalon kohën, duke mos mbetur asnjë çast bosh.

Të dy janë parë në publik pa unazën e martesës në gisht, ashtu sikurse Jenna e ka hequr mbiemrin Tatum nga rrjetet sociale. Një ndarje aspak e lehtë…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF