Pas Turit, edhe Orinda i drejtohet një tjetër televizioni?! 0 949

Një nga lëvizjet që u përfol më së shumti ishte ajo e Turjan Hyskaj nga Vizion Plus, drejt Klan Plus. Takimet e tij me Frangaj dhe çdo fjalë tjetër që dëgjohej përreth të shtynin gjithnjë e më shumë drejt një konkluzioni të tillë. Tashmë, mendohet se Turi do të ketë rolin e Drejtorit Ekzekutiv në këtë televizion.

 

Por, sipas disa burimeve pranë Iconstyle.al të njejtin hap ka vendosur të ndërmarrë edhe Orinda Huta, e cila drejton aktualisht emisionin ‘Cover’ në Vizion Plus. Ende nuk është zbuluar ndonjë projekt i radhës i Hutës në televizionin konkurrent, ashtu sikurse një informacion i tillë nuk ka marrë asnjë reagim zyrtar nga Orinda apo Hyska. Edhe pse, duke nisur nga gjithçka kemi parë e dëgjuar së fundmi, duket se diçka të vërtetë ka në këtë mes.

Në pak muaj kemi parë shumë lëvizje moderatorësh e figurash publike nga një televizion në tjetrin, e nuk është çudi që një ndër çiftet më të dashur të shoubizit t’i shohim në një tjetër ekran sezonin vijues. Mbetet për t’u parë…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *