KreuCelebrity

Për të qarë e për të qeshur! Pas shumë refuzimesh në sy të të gjithëve, Melania lejon Trump t’i kap dorën

Që ata nuk janë një çift normal, këtë e kemi kuptuar të gjithë, por në pothuajse çdo dalje publike, duket se Melania dhe Donald Trump përpiqen që ta vënë në dukje marrëdhënien e tyre, e cila nuk është aspak e mirë.

Mirëpo, gjatë vizitës së presidentit të Francës, Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë, Trump u përpoq që të sillej si një bashkëshort normal, por ishte Melania kësaj here, e cila refuzoi ta bënte diçka të tillë. Ndoshta frymëzuar nga dashuria që rrezantonte Emmanuel Macron me bashkëshorten e tij shumë vite më të madhe, Brigitte Macron, Donald Trump donte ta kapte për dore Melanian, por kjo e fundit, me shumë finesë po i largohej dhe vetëm pas disa përpjekjesh, Trump ia doli që të mbante për dore bashkëshorten e tij.

Videoja nga ky moment ka bërë xhiron e botës dhe të shumtë janë ato që e kanë cilësar si një video shumë gazmore, e ndërsa ka disa të tjerë që mendojnë se është për të ardhur keq kur sheh një çift, marrëdhënia e së cilëve të ketë përfundur deri në këtë pikë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF