Pushime si në ëndrra/ Çifti i njohur shqiptar shijon Singaporin mes luksit!

Sezoni veror nuk ka nisur ende, por kjo nuk është arsye që të mos shohim pushime të parakohshme. Gjatë ditëve të nxehta, personazhet e njohur ‘thyejnë’ rrjetin me foto nga destinacione të ndryshme, e kjo në fund duket dhe si një garë e llojit ‘kush bën pushimet më të bukura’. Megjithatë, ndonëse në fund të prillit, Andrra dhe Sinani janë nisur drejt Singaporit.

Arsyeja? Kjo ishte një nga dhuratat e vonuara të këngëtarit për 23-vjetorin e të shoqes. Sepse, Sinani nuk është mjaftuar me tufa lulesh e unaza diamantësh! Andrra ka ndarë e entuziazmuar me ndjekësit disa pamje nga resorti ku po pushojnë, ndërsa nuk mund të anashkalohet luksi, kombinuar me shkëlqimin e atmosferës përreth. Nuk dihet nëse Ansi i vogël i është bashkuar këtij udhëtimi, edhe pse duket se çifti po shijon pak kohë vetëm për vetëm.

Për ditëlindjen e saj pak ditë më parë, Andrra publikoi foto të shumë dhuratave të ardhura jo vetëm nga Sinani, por dhe nga të afërmit e miq të ngushtë. Mesa shihet, ky 23-vjetor nuk do të mbarojë aq shpejt sa pritej!

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *