KreuStil Jetese

Sa orë në javë duhet të kaloni me partnerin për ta bërë marrëdhënien tuaj më të mirë?

A ka një formulë suksesi se si një marrdhënie të jetë më e mirë?

Shumica thonë jo dhe me të drejtë. Njërëzit janë të ndryshëm dhe logjikisht edhe marrëdhëniet. Megjithatë, janë disa “rregulla” apo “ligje” të pashkruara diku që ndihmojnë për të pasur një marrëdhënie në çift më të sukseshme. Si për shembull? Sa kohë duhet të shpenzoni në javë me partnerin për të mirën e të dyve, e dini? Nëse do të ishte për vajzat, nuk do mjaftonin 168 orë, e kundërta për djemtë. Por mund t’ju duket aburde, por është e vërtetë: mjaftojnë 6 orë në javë për ta bërë marrëdhënien tuaj të suksesshme.

Mirupafshim: Jepini partnerit tuaj një mirupafshim të ngrohtë për t’u siguruar që ata të largohen me një mendim pozitiv. Kjo merr vetëm 10 minuta në javë.

Përshëndetje: Kur shihni partnerin tuaj, jepini një përqafim të ngortë ose një puthje që zgjat të paktën 6 sekonda. Pas puthjes, bëni një bisedë mirë se ardhjeje që mund të zgjashë 20 minuta. Koha e përgjigjitshme për këtë është 1 orë e 40 minuta në javë.

Vlerësimi dhe admirim: Sa herë të takoni partnerin tuaj, thojini një fjalë të bukur, diçka që të pëlqen më shumë tek ai. Kjo mund t’ju marrë 35 minuta në javë.

Afeksion: Kontakti fizik është me të vërtetë jetësore nëse doni të lidheni me njëri-tjetrin. Mos harroni për përkëdheljet dhe puthje të mirë natën para se të flini në gjumë. Kjo merr 35 minuta në javë.

Dilni për një “date” (takim i veçantë): Për të qëndruar afër njëri-tjetrit, është e rëndësishme të kesh një lidhje romantike në marrëdhënien tënde. Mundohuni të shpenzoni rreth 2 orë në një “date”, një herë në javë.

Diskutimi për marrëdhënien tuaj: Dr. Gottman sugjeron që është e nevojshme të kaloni përafërsisht një orë në javë duke folur për çështjet në marrëdhënie. Mund të ndryshojë mënyrën se si partnerët zgjidhin konfliktet e tyre.

Pra me pak fjalë, ju nevojiten rreth 6 orë në javë për një marrëdhënie më të mirë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF