KreuCelebrity

Turjan Hyska kapet mat me projektin e rradhës në televizionin Klan

Prej pak ditësh qarkulluan fjalë se Turjan Hyska do të braktisë Vizion Plus-in për t’u strehuar në Tv Klan, lajm ky që bëri shumë bujë në të gjitha mediat. Moderatori i dashur nga publiku e mohoi largimin e tij, megjithatë ai është fotografuar në ambientet e televizionit Klan, duke biseduar me pronarin e tij, Aleksandër Frengajn.

Lidhur me këtë lajm, burime të ‘Revistës Anabel’ kanë treguar se lëvizja e Turit do të ndodhë shumë shpejt, pasi moderatori do t’i rikthehet emisioneve me lojra.

Turjan Hyska do të prezantojë një show lojrash në fillim të shtatorit të këtij viti, duke vazhduar po të njëjtin rrugëtim në karrierën e tij, si emisionet me lojra si ‘Mos u nxeh’, ‘Përrallë me mbret’, etj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF