E dashuroni Netflix? Epo, këto 8 filma nuk do t’i shihni më pas 1 majit! 0 217

Netflix është shndërruar në emrin më të dashur për shumicën e audiencës. Nga filmat artistikë, e deri tek serialet më të famshëm, kohën e lirë nuk keni pse ta kaloni domosdoshmërisht jashtë mureve të shtëpisë. Netflix ofron gjithçka mbi kinemanë në veçanti, një arsye më shumë për t’u ‘mbërthyer’ pas televizorit.

Por, fillimi i majit do ta gjejë Netflix me disa filma më pak. Janë ndër më klasikët, e mesa duket tashmë do të ma duhet të bëjmë gati kompjuterin për t’i shkarkuar e për t’i parë kur dëshirojmë ne. Njihen nga shumica, e kjo i është dukur e arsyeshme Netflix për t’i hequr një herë e përgjithmonë nga rrjeti. Për të mos folur për prurjet e reja filmike, që shtohen nga dita në ditë…

Para se t’iu mungojnë, hidhini një sy listës së mëposhtme, për të parë se cilët filma mund t’i shijoni deri më 1 maj…

1. Bridget Jones’s Diary
2. Field of Dreams
3. Goodfellas
4. Ocean’s Elven
5. The Exorcism of Emily Rose
6. The Hurt Locker
7. Cadet Kelly
8. The Jungle Book

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *