Ju kujtohet Valbona e 21 viteve më parë? Ja një nga imazhet e saj tipike asokohe!

Mbetet një nga figurat më të pandryshuara të ekranit. Personazhi tipik që sfidon kohën pa ngurruar, Valbona Selimllari shihet e pranishme në formate televizive, kryesisht në rolin e jurisë. Nga ana tjetër, nuk mungon as aktiviteti në rrjetet sociale, që lënë vend për jo pak komente kur vjen puna tek Valbona.

View this post on Instagram

🤷🏻‍♀️

A post shared by Valbona Selimllari (@valbonaselimllari) on

Interes të veçantë bëjnë edhe fëmijët e Selimllarit, për të cilët ish-missi është treguar gjithnjë e rezervuar. Por, rikthimi pas në kohë me foto që Valbona poston herë pas here, shkakton zhurmë në rrjet. Komente e pëlqime pafund, për një arsye të caktuar: sado vite të kalojnë, Selimllari mbetet e njejtë! Këtë herë, ajo ka publikuar një imazh të 21 viteve më parë, ku vështirë të gjesh ndonjë ndryshim nga pamja që ajo ka sot.

Me pothuajse të njejtën nuancë flokësh e tipare të pandryshuara, Valbona sjell dhe një herë nostaligjinë e dy dekadave më parë. Në pritje të kohës kur do të shohim realisht ndonjë ndryshim nga Selimllari…!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *