KreuCelebrity

Khloe, aspak gati për të lënë pas lidhjen me Tristan Thompson dhe ka një arsye pse!

Lajmi i tradhëtisë së Tristan Thompson ndaj Khloe Kardashian mori dhenë, ndërsa kjo e fundit ishte pak orë larg lindjes. Vajza e tyre e parë, True, erdhi në jetë, ndërsa buja e lojës së dyfishtë të të atit u gërshetua me një moment kaq të ëmbël. Dhe, që nga ajo ditë, nuk dihet ende nëse Khloe është ndarë apo jo nga Thompson…

Një burim për Us Weekly ka rrëfyer se Kardashian nuk është ende gati t’i japë lamtumirën basketbollistit. Kjo, jo për shkak të dadhurisë, por për hir të True. “Nëse nuk do të ishte për vajzën, Khloe do ta kishte hequr qafe Thompson me kohë. Megjithatë, kur e sheh teksa mban True në krah, mendon për vogëlushen, duke e shtuar edhe më shumë dyshimin nëse do ta ndajë Tristan apo jo”, ka zbuluat burimi i Us Weekly. Marrëdhënia mes tyre, gjithsesi raportohet e ftohtë dhe bisedat e kontakti i vetëm që ata kanë vjen si pasojë e detyrave të përbashkëta të prindërimit.

Khloe nuk po e kalon aspak lehtë këtë fazë, e si çdokush tjetër, ardhja në jetë e vajzës e konfuzon situatën. Edhe pse, vështirë të themi se Kardashian do ta falë tradhëtinë…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF