3 mënyra fare të thjeshta, për një lëkurë të butë e plot shkëlqim! 0 289

Të gjithë dëshirojmë të kemi një lëkurë të përsosur, që e ruan butësinë e shkëlqimin përgjatë gjithë orëve të ditës. Është ajo çka shpërfaq edhe më shumë delikatesën femërore dhe bie në sy me shikim e parë. Për shkak të genetikës, por kryesisht edhe prej ajrit dhe aktivitetit të rënduar ditor, diçka e tillë duket si e pamundur për t’u arrirë.

Mendojmë se trajtimet e shtrenjta janë e vemtja zgjidhje, por pikërisht këtu gabojmë. Mjafton të ndjekim tre hapa fare të thjeshtë, që do të na çojnë në rezultate të mahnitshme. Dhe po, produktet e përmendura më poshtë i dispononi të gjitha në çantën e tualetit!

Nisni përgatitjen me vajin e fytyrës

Pasi ta keni pastruar fytyrën mirë me ujë (apo ndonjë locion pastrues), aplikoni vajin e fytyrës, duke e shpërndarë njëtrajtësisht me mollëzat e gishtave nëpër të gjithë sipërfaqjen. Konsiderojeni si një masazh relaksues për lëkurën. Ndryshe nga kremërat, që rrezikojnë ta ekspozojnë kremin ton ose pudër si një masë të trashë e të ngjitshme, vajërat do të ndihmojnë në ekspozimin e shkëlqimit dhe butësisë së fytyrës, duke bërë kështu të dukeni sikur nuk keni vendosur aspak grim.

Mos e anashkaloni KURRË primer-in

Është i vetmi produkt, që do të ndihmojë kremin ton ose pudër të mbulojë në mënyrë të njejtë të gjitha poret, njollat apo rudhat, ashtu sikurse do të sigurojë që grimi të qendrojë sa më gjatë në fytyrë, përgjatë 24 orëve. Duhet ta aplikoni në varësi të lëkurës: për fytyrat e thata, përdorni më shumë, ndërsa për të yndyrshmet, më pak. Mjafton që të mos e anashkaloni kurrë!

Përdorni locion kundër zbehjes së grimit

Pasi keni përfunduar me aplikimin e grimit në tërësi, nuk duhet të harroni të përdorni një spraj të caktuar për ruajtjen e grimit në fytyrë. Kjo, jo vetëm që do të bëjë të dukeni sikur sapo e e keni vendosur make up-in (edhe pas 12 orësh!), por do të ndihmojë të dukeni sa më e freskët në çdo orë të ditës. Mjafton ta hidhni me kujdes dhe duke ruajtur një distancë të konsiderueshme nga fytyra. Dhe mos harroni: është ky sekreti i shumë e shumë yjeve hollivudianë!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *