Brenda shtëpisë së Alketa Vejsiut, në dhomën e saj të preferuar! 0 2150

Kur ishte lajmi i fundit që keni lexuar për Alketa Vjesiun?

Ndoshta dje…Nëse këtë pyetje do jua kishim bërë më parë, me siguri nuk do të kishit një përgjigje, pasi ishte e vështirë të lexoje në portale për të. Por gjërat kanë ndryshuar, Alketa është bërë më e hapur me audiencën dhe me miqtë e saj në rrjetet sociale duke ndarë me ta tashmë edhe foto të rroba banje, të nënës së saj, dedikime për partnerin. Së fundmi, ajo ka postuar një foto brenda shtëpisë, në një prej dhomave të preferuara të çdo vajze: garderoba.

Është njësoj si ato që mund të kemi parë në filma; një raft i madh ku janë të sistemuara me rregull këpucët, në anën tjetër janë këmishat, bluzet, çantat, e ndërsa edhe pjesën e shkallëve e ka shfrytëzuar për të vendosur një pjesë të rrobave të saj. Gjithçka e sistemuar me shumë rregull.

Tani presim të të shohim një foto të Alketës me dy fëmijët e saj…janë të vetmit që nuk janë bërë pjesë ende të ndryshimit të moderatores së njohur.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *