Emri i fëmijës së tretë të William dhe Middleton? Princi e ka një përgjigje!

Ardhja në jetë e fëmijës së tretë të Princ William dhe Kate Middleton ka bërë gjithë zhurmën e nevojshme për të kthyer sytë menjëherë nga pallati mbretëror. Ndonëse pamë imazhin e parë të djalit, nuk dihet ende emri i vëllait të George dhe Charlotte. Ndërkohë, anglezët kanë nisur të vënë baste lidhur me këtë çështje.

Teksa William ka marrë pjesë në shërbesat e ANCAZ Day Thanksgiving në Londër, Komisioneri i Lart Australian, Alexander Downer ka pyetur Princin: “E keni marrë në konsideratë emrin Alexander?” Përgjigja e William? “Besoje ose jo, është një emër i bukur”, është përgjigjur Duka i Kembrixhit, duke hedhur kështu dyshime të mëtejshme se ky do të jetë emri i djalit të dytë të çiftit mbretëror. Kujtojmë se Alexander është njëkohësisht emri i mesëm i George, një arsye më shumë për ta quajtur kështu vogëlushin e porsalindur.

Emrat Artur dhe Albert janë gjithashtu në listën e të preferuarve, ndërsa ende nuk ka një konfirmim zyrtar. Ndërkohë, anglezët vazhdojnë të vënë baste!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *