KreuBordo Men

Mes lotëve, Andres Iniesta konfirmon: Do largohem nga Barcelona në fund të sezonit

Ai na mësoi se të jesh një futbollist i mirë, jo domosdoshmërisht duhet të shënosh gola në çdo ndeshje. Truri i Barcelonës, Andres Iniesta ka dhënë lajmin se do të largohet nga klubi në fund të sezonit. Mes lotëve, në një konferencë për shtyp, ai është shprehur se ky ka qenë një vendimi aspak i lehtë dhe se e ka diskutuar me shumë njerëz përpara se të bindej plotësisht.

“Nuk e imagjinoja kurrë se do të arrija ato që kam arritur këtu. Është një klub i mrekullueshëm. Nuk ka qenë një vendim i lehtë për t’u marrë. Kam folur me shumë njerëz para se të bindesha,” ka thënë mesfushori spanjoll.

Andres Iniesta ka fituar tetë tituj të La Ligas me klubin dhe katër Champions League. Ai shënoi golin e vetëmn kundër Hollandës, duke i dhuruar Spanjës, Kupën e Botës në vitin 2010 në Afrikën e Jugut.

“Dua të falënderoj shokët e ekipit tim. Qëllimi im i vetëm ishte të bëhesha një sukses në këtë klub dhe e kam bërë këtë,” u shpreh ai. Në fund të konferencës, numri 8 i Barcelonës, ka komentuar edhe lajmet mbi largimin e tij drejt Super Ligës kineze, me skuadrën e Chongqing Dangdai Lifan.

“Ka ende gjëra që duhet përmbyllur.  Kam thënë që kurrë nuk do të luaj kundër Barçës, kështu që nuk do të luaj në Evropë,” përfundoi ai.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF