Nëse doni ta mbyllni mirë javën, më mirë mos e lexoni letrën e bashkëshortes për DJ Avicii 0 1054

Lajmi për vdekjen e tij, tronditi të gjithë botën.

DJ i njohur Avicii ndërroi jetë në moshën 28 vjeçare, për rrethana ende të paditura, ndonëse policia ka konfirmuar se në trupin e tij nuk janë gjendur shenja dhune. 28-vjeçari ishte në një marrëdhënie me modelen Tereza Kaçerová, e cila kishte dhe një djalë nga martesa e saj e parë, Lucas.

Kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga vdekja e tij, Tereza ka publikuar në rrjetet sociale një letër prekëse dedikuar Aviciit, bashkëngjitur së cilës ka ndarë me ne disa foto dhe video ku tregojnë marrëdhënien e mirë që kishin ata të tre; Tereza, Avicii dhe Lucas.

“I dashur Tim”,

I kam kaluar ditët e fundit duke pritur që të më zgjojnë dhe të më thonë se kjo ishte një gënjeshtër e sëmurë, një gabim i tmerrshëm. Mendoj se po filloj të kuptoj se tani e tutje po mësohem me faktin që nuk do të të shoh më kurrë. Thoja më parë që Luka nuk do të mbajë mend jetën pa ty, e ndërsa tani shpresoj që të kujtojë jetën që kaloi me ty! Do të jem aty për t’ia kujtuar. Sa herë që mendoj për gjërat që lamë pezull ndjej një dhimbje të madhe në zemrën time. Nuk e mbaruam dot maratonën e Harry Potter-së, ishim tek pjesa kur Snape do të vdiste. Unë nuk e mbarova “luftën” për të ta mbushur mendjen që vajzën tonë ta quanim Serafina. Ti kurrë nuk  përfundove tatuazhin në krah në të cilën po bëje fytyrën time. Kam qenë gjithnjë shumë e vendosur që ta mbaja marrëdhënien tonë shumë private, por e kisha menduar që do ta ndaja me botën kur unë të isha shtatzënë me fëmijën tonë. Ohhh sa keq që plani nuk funksionoi. Unë i kam quajtur fëmijët engjëll, sot ti je një i tillë. Fjala e fundit që më the ishte të dua…E pra edhe unë të dua shumë sa ti doje  ushqimin meksikan”, shkruan ajo.

Avicii, emri i vërtetë i të cilit ishte Tim Bergling, u gjet i vdekur në qytetin e Muscat, Oman, të premten javës së kaluar.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *