KreuCelebrity

Paska qenë shumë e lehtë për ta parashikuar! Kuptimi i emrit të princ Louis

Pas pesë ditësh nga ardhja e tij në jetë, Kensington Palace ka bërë të ditur emrin e anëtarit më të ri të familjes mbretërore. Ai quhet princ Louis Arthur Charles!

Sigurisht ky emër është menduar për një kohë të gjatë nga familjarët dhe pas tij ka një domethënie që ne do jua zbulojmë më poshtë.

Louis
Kuptimi: luftëtar i njohur
Origjina: Francë, Gjermani
Emri Louis ka një kuptim të veçantë për familjen – tani, të tre meshkujt ndajnë emrin. Është një nga emrat e dhënë Princit William dhe Princit Xhorxh që në lindje. Çfarë lidhjeje të ëmbël midis babait dhe djemve. Princi Louis në fakt mban dy emra të babait të tij. Duka i Kembrixhit dhe djali i tij më i ri kanë Arthur dhe Louis në emrat e tyre – Emri i plotë i Willit është William Arthur Philip Louis, e ndërsa i George është- George Alexander Louis

Arthur
Origjina
: Celtic
Louis mban emrin e tij të dytë, Arthur, njësoj si babai dhe gjyshi. Emri i plotë i princit të Uellsit është Princi Charles Philip Arthur George.

Charles
Kuptimi
: njeri i lirë
Origjina: Francë, Gjermani
Emri i tretë i princit Louis, Çarls, është një vlerësim i qartë për babanë e Willit Princi i Uellsit, i cili një ditë do të bëhet Mbret.

Pra, emri i tij është një bashkim mes emrave të dytë dhe të tretë të vëllait, babait dhe gjyshit. Paska qenë më e thjeshtë për ta parashikuar!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF