KreuCelebrity

Rastësia e bukur e Blendi Fevziut me bashkëshorten: U ritakuam pas më shumë se 11 vitesh

Nëse në mbrëmje e shohim duke trajtuar tema të ndryshme të shoqërisë shqiptare në emisionin e tij “Opinion”, të nesërmen, Blendi Fevziu mund të ketë udhëtuar drejt një destinacioni shumë të largët, që thjesht i kemi parë në hartë. Pasionin e tij për udhëtimet tashmë të gjithë e dimë dhe mjafton vetëm të shohim profilin e tij në rrjetet sociale, ku dominojnë foto në vende nga më të ndryshme.

Në një intervistë për Revistën Class, Blendi ka rrëfyer anën e tij tjetër, përtej asaj çfarë jemi mësuar ta shohim në ekran, në rolin e tij si një mik, baba dhe bashkëshort. Bashkëshortja e tij, Ines ka zgjedhur që të mbajë një profil të ulët publik, gjë për të cilën Blendi mendon se ka qenë një ndër arsyet përse marrëdhënia e tyre ka funskionuar aq mirë. Sa i përket historisë së njohjes me të, mund të themi që ishte dashuri me shikim të parë, ndënëse u finalizua pas 11 vitesh.

“E kam njohur nga miq të përbashkët në atë që njihej si Bordura e Hotel Dajtit kur ajo ishte 15 vjeç dhe unë student i vitit të parë. Më bënë shumë përshtypje sytë. Që nga ajo kohë e humba dhe e ritakova pas më shumë se 11 vitesh. Sërish rastësisht”, tregoi ai.

Ai është ndalur të flasë edhe për raportin me vajzën e madhe Mishel, i cili duket se nuk ndryshon shumë nga marrëdheniet e tjera, babë e bijë!

E keni pyetur ndonjëherë Mishel nëse ka të dashur? Ju flet ajo për djemtë? Ju si ndiheni?
Unë do ndihesha fare normal, si një gjë a zakonshme, por me mua nuk ka folur deri më sot për këtë gjë.
I jepni këshilla?
Pothuaje asnjëherë. Nuk është se më ka kërkuar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF