KreuCelebrity

Tashmë është zyrtare! Ky është emri i fëmijës së tretë të Princ William dhe Kate Middleton!

Rreth katër ditë pas ardhjes së tij në jetë, pas gjithë lajmeve dhe aludimeve për emrin e fëmijës së tretë të çiftit mbretëror, Princ William dhe Kate Middleton më në fund kanë deklaruar: vogëlushi quhet Louis Arthur Charles. Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Kendington Palace, duke shuar kështu çdo dyshim.

Jo më larg se mëngjesin e sotëm, folëm për një opsion të mundëshëm të emrit, i cili për hir të së vërtetës, është shumë larg të gjitha sugjerimeve që kemi dëgjuar deri më tani. Askush nuk po fliste për Louis, edhe pse shumëkush u fokusua tek Arthur. Ja që ky i fundit është vetëm emri i mesit, ndërsa Charles vjen i treti në radhë. Me pak fjalëm tashmë do të fillojmë të flasim për Pirnc Louis – ose për të qenë më të saktë, Lartmadhëria e Tij Princ Louis Arthur Charles (merrni frymë…) Vogëlushi është i pesti në radhë për marrjen e fronit mbretëror, ndërsa vëllai i tij i madh George, është i treti, duke lënë kështu në vendin e katërt Princeshën Charlotte.

Tashmë, nuk ka më vend për baste, as për aludime, as për dyshime…Pjesëtari më i ri i familjes mbretërore quhet Louis, e padyshim që këtë emër do ta dëgjojmë më shpesh nga se jemi përgatitur. Si ju duket kjo zgjedhje?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF