KreuBordo Men

Të fiksuar pas kapeleve? Këto janë modelet më të përshtatshme për verën 2018…

Temperaturat e nxehta në verë shpesh bëhen të papërballueshme. Nëse për të moshuarit këshillohet gjithmonë mbajtja e një çadre me vete, të rinjtë medoemos e kanë gjetur zgjidhjen. Një kapele sportive në kokë dhe gjithçka zgjidhet lehtësisht. Gjithsesi, edhe nëse nuk e bëni për efekt temperature, kapelja është një aksesor modern, që shpërfaq stil dhe tregon shumë për karakterin tuaj.

Si çdo gjë tjetër në paraqitje, zgjedhja me kujdes e një kapeleje është një dëshmi tjetër për të treguar nëse keni shije në kombinim ose jo. Me strehë të gjatë ose të shkurtër, model klasik apo disi më ekstravagant, një ndër elementët e tjerë përcaktues të këtij aksesori është edhe ngjyra, së bashku me dizenjot që nuk mungojnë pothujse kurrë. Gjithçka, mbetet në dorën tuaj, për të zgjedhur një ose më shumë të preferuara.

Këtë vit, vera vjen disi më klishe në këtë drejtim dhe gjithçka luhet mbi bazën e nuancave dhe kreativitetit në mbishkrime. Mjafton që të vendosni se cilën pëlqeni më shumë dhe kombinimi do të jetë tepër i lehtë. Ende në dilemë? Frymëzohuni nga disa nga modelet e mëposhtme.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF