Tërhiqet Ermal Meta, këngëtari jep shpjegime mbi këtë vendim! 0 1787

Ermal Meta pritet të performojë në Eurovizion si një nga dy këngëtarët përfaqësues të Italisë. Përpos famës dhe karrierës gjithnjë e më në ngritje, një nga angazhimet e afërta të artistit është edhe koncerti që do të mbajë në fund të muajit pasardhës në Tiranë. Në këtë periudhë të ngarkuar, Ermali ka dhënë intervista nga më të ndryshmet, ku dallon dhe ajo për Vanity Fair Italy.

Nga gjithçka prisnim, Meta ka bërë një deklaratë të fortë: ai do të tërhiqet për pak kohë nga muzika. Arsyeja është fare e thjeshtë – Ermali ka nevojë për pushime. “Duhet heshtja herë pas here. Vitin e ardhshëm nuk ka koncerte, 2019-ta do të jetë një vit pushimi”, ka deklaruar këngëtari, duke e bërë të ditur për të gjithë pjesën tjetër të publikut që për disa kohë do të shkëputemi nga muzika e tij. Por, çfarë do të bëjë Ermali gjatë kësaj kohe? “Më pëlqen të shkoj në Indi, të shkruaj një roman të frymëzuar nga këto vende. Dua të marr me qira një ‘bed&breakfast’ në Islandë, një dhomë me piano, vetëm për të shkruar. Disku im i ri do të frymëzohet nga tingujt oriental”, ka vijuar dhe më tej, Meta.

Në një vit të vetëm, jeta e Ermalit ndryshoi rrënjësisht, duke e shndërruar kështu në një nga artistët më të përfolur brenda Italisë, dhe jo vetëm. Mesa duket, për këngëtarin do të dëgjojmë pas dy vitesh (ose më shumë). Shpresojmë të shohim një rikthim tejet të guximshëm

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *