KreuCelebrity

Brigitte Macron flet për Melania Trump: Jeta e saj është e kufizuar, s’mund të hapë as një dritare

Të jetosh në Shtëpinë e Bardhë, të gjithëve ju duket magjepsëse, por nuk është plotësisht kështu.

Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron mësoi shumë kur u takua me Melania Trump gjatë vizitës së saj të fundit në Uashington. Në një intervistë për Le Monde, Macron u shpreh se jeta e Melania-s është shumë e kufizuar, për këtë arsye ajo ndihet shumë e ngurtë në publik. “Zonja e Parë nuk mund të hapë një dritare”, tha Macron duke vënë në dukje shqetësimin për sigurinë e saj.

“Ajo as nuk mund të hapë një dritare në Shtëpinë e Bardhë, nuk mund të dalë në publik. Është shumë më e kufizuar se unë. Unë dal do ditë në Paris”, u shpreh ajo.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se Melania është shumë e kufizuar në atë që thotë, për shkak të presionit që ka nga mediat, megjithatë në privatësi e ka përshkruar atë si një femër shumë simpatike, inteligjente dhe me një sens humori.

“Çdo gjë është interpretuar, mbi-interpretuar. Ajo është dikush që ka një personalitet të fortë, por punon shumë për ta fshehur atë, “tha ajo. “Ajo qesh shumë lehtë, në çdo gjë, por tregon më pak se unë.”u shreh Macron.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF