KreuCelebrity

E lodhur nga pyetjet për operacionet plastike, Eli Fara: Po kam bërë

E ëmbël, delikate, shumë elegante me theks paksa korçar dhe me një zë të mrekullueshëm…këto janë gjërat e para që na vijnë ndërmend kur flitet për Eli Farën.

Mund të tingëlloj si klishe, por mosha për të, është me të vërtet vetëm një numër. Është e pamundur që të takojë një njeri dhe të mos ia vërë në dukje faktin që vitet kanë ikur, por ajo mbetet po e njëjta. Aq shumë e ka dëgjuar këtë gjë, sa ndonjëherë pavarësisht se është kompliment, i duket paksa bezdisëse.

Ajo ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme  tek “Xing me Ermalin” dhe sigurisht nuk i shpëtuar dot pyetjes, se cili është sekreti i bukurisë. Por Ermali ia bëri pyetjen paksa ndryshe, fundja Ermali si Ermali…i thotë disa gjëra shumë bukur me humor.

“Si kujdesesh për lëkurën? Çfarë gjilpërash përdorni?”, ishte pyetja Ermalit, pyetje së cilës Eli iu përgjigj me këngën: Robi plaket kur do vetë.

Megjithatë Ermali insistoi sërish duke e pyetur nëse ka bërë ndonjë operacion, dhe Eli iu përgjigj: Po kam bërë flokët.

Sa bukur na e tha që s’ ka bërë asnjë operacion, edhe pse s’ kishim dyshime!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF