KreuCelebrity

Ermal Meta rrëfen fëmijërinë, sakrificat e nënës, distancën me babanë dhe ndarjen me të dashurën

“Një fëmijëri e komplikuar në Shqipëri, Adriatiku që duhej të kalonte dhe eksperiencat e para duke bërë muzikë në pub-e. Më pas si solist dhe autor i mbi treqind këngëve, ka gjetur më në fund suksesin. Pas fitores në Sanremo, jeta e tij “dyfishohet”, midis disqeve të shitura dhe koncerteve. Aventura ka pasur shumë, e dashuria, për tani ka ikur”.

Që i vogël ai e ka ditur me qartësi se cila do jetë rruga e tij. “Quhem Ermal Meta e dua të bëhem yll i rock-ut”. Kështu ka thënë ai kur ishte 14 vjeç para profesoreshës së liceut që ditën e parë. Sapo kishte ardhur në Bari nga Shqipëria. Në vetëm 3 muaj ka mësuar italishten “një gjuhë me plot kurthe”. Ndërsa sot ai është në qendër të vëmendjes, duke shkruar më shumë se 300 këngë dhe u ngjit në podium dy herë në Festivalin e Sanremos. Bën kurioz kritikën si dhe “ndez” rrjetet sociale.

Është një sukses pa kufi ai i Metës, i cili më 28 prill do t’i drejtohet Forumit të Assago-s, që e përcakton “koncertin më të rëndësishëm që kam bërë deri më tani”, tashmë të shitur, me shumë miq, përfshirë Fabrizio Moro, me të cilin fitoi Sanremon e fundit (ai do të ndajë favorin në Olimpico në Romë më 16 qershor).

Nga 8 deri më 12 maj, ai do të luajë në Festivalin e Këngës në Eurovizion në Lisbonë dhe nga fundi i qershorit do të fillojmë turneun ” Non abbiamo armi” (Ne nuk kemi armë).

Kështu e nis “Vanity Fair Italia” shkrimin dhe intervistën për kantautorin me origjinë shqiptare, Ermal Meta, ku shkruan për pasionin e tij për këngën, ato çfarë ka arritur deri tani dhe për të ardhmen.

Si po e jetoni këtë sukses? Në një vit ju ndryshoi jeta.

Gjithçka është dyfishuar krahasuar me vitin e shkuar. Ndërveprimet në rrjetet sociale, disqet e shitura. Mendova se i kisha lodhur njerëzit, pas tre vitesh. Duhet heshtja herë pas here: vitin e ardhshëm nuk ka koncerte, 2019 do të jetë një vit pushimi.

Pse?

Kam nevojë të pushoj pak, të udhëtoj. Më pëlqen të shkoj në Indi: të shkruaja një roman të frymëzuar nga ato vende. Dua të marr me qira një “bed&breakfast” në Islandë, një dhomë me piano, vetëm për të shkruar. Pastaj dua të shkoj në Amerikë, nga bregu në breg me makinë, me vëllain tim. E ndoshta dhe në Japoni, dhe disku im i ardhshëm do të frymëzohet nga tinguj oriental.

Si ka lindur pasioni juaj për skenën?

Ka qenë gjithmonë. Kam nisur që 15 vjeç duke bërë koncerte me banda lokale. I pari në lice me Roberton, miku im më i mirë. Kur ishim 16-17 vjeç luanim në lokalet e Barit.

Pastaj ishe pjesë e dy grupeve.

Me “Ameba 4” isha kitarist dhe në 2006-n ishim në Sanremo, por grupi u shkri një vit më vonë. Më pas kam formuar “La fame do Camilla”. Kemi hapur koncerte të Caparezza e Negrita. Kemi luajtur jashtë, e duke shkuar në Sanremo në vitin 2010. E më pas bëra edhe autorin, por ndjeja gjithnjë e më shumë dëshirën për tu bërë solist.

Shkruan sërish për të tjerët?

Tani shkruaj vetëm për vete. Por për Mina-n do shkruaja edhe nesër. Do paguaja ar.

E tani je te “Amici” si gjyqtar.

Mundohem gjithmonë që të jam gjykime të sinqerta dhe të ndershme. Është e vërtetë se jam kantautor, por është pikërisht ky diversiteti im që më bën të dua krahasimin me një mjedis të ndryshëm. Gjithmonë ka diçka për të mësuar.

Është e vërtetë se ke refuzuar “X Factor” për “Amici”?

Po, kjo do të kishte ndikuar në një pjesë të turneut tim. Ndoshta kur të jem më i lirë, do të flasim për këtë përsëri. Unë nuk jam kundër talenteve. Dhe nuk jam si ata që në fillim flasin keq, e pastaj sapo marrin një telefonatë vrapojnë.

Vjen nga një fitore e Sanremos me shumë polemika. Ju dhe Moro jeni akuzuar për plagjiaturë. Çfarë ka mbetur?

Dashuria e njerëzve. Për polemikat nuk më intereson shumë. Kush bërtiti për plagjiaturë, pastaj u tërhoq, duke folur për vetë-referencimin. Në praktikë, unë u akuzova për vjedhje në shtëpinë time. Jam ndjerë keq. Kam menduar edhe se ky lajm ishte hedhur për të më dëmtuar mua qëllimisht.

Ju nuk dërgoni të tjerët të flasin për ty. Edhe në mediat sociale ke tendencën që të përgjigjesh vetë personalisht.

Nuk është e vërtetë se artisti duhet të bëjë vetëm artistin. Jam para se gjithash një person, kam ndjenja, reagime. Preferoj të shprehem, në vend që të bëj “eprorin”. Me vetëdije, më pas, ka nga ata që më provokojnë në rrjetet sociale dhe në rrugë më kërkojnë një autograf.

Të flasim për pjesën që njohim më pak nga ju, jeta juaj në Shqipëri.

Kujtimet e bukura janë të pakta. Ishte një krizë e madhe ekonomike, nuk besoj të kem patur ndonjëherë lodra. Argëtoheshim me pak.

13 vjeç ke ardhur në Itali?

Për të ndryshuar jetën. Unë dhe mamaja ime e kemi vendosur bashkë, babai im nuk jetonte më me ne. Isha burri i shtëpisë. Një ditë më mori veçmas, u ul para meje dhe më tha se do të ishte mirë nëse do të iknim nga aty. Ndenja gjysmë ore në heshtje dhe më pas thashë “ok. Ti shko, për këtu mendoj unë”. Ajo në ato momente nuk mund të merrte me vete asnjë.

Më pas çfarë ndodhi?

Qëndrova në Shqipëri me dy vëllezërit më të vegjël, u kujdesa për ata.

Të peshonte të ishe burri i shtëpisë në atë moshë?

Isha mësuar me lodhjen, kështu që nuk i kushtova vëmendje kësaj. U kujdesa për vëllezërit e mi në mënyrën më të mirë që mund të bëja. U përpoqa të jap një shembull të mirë, u kontrolloja detyrat dhe se ku shkonin.

E babai juaj? E ke cilësuar disa herë si tip dhunues.

Ka dalë nga jeta ime në vitin 1990, nuk e shoh 28 vite. Mungonte edhe atëherë kur ishte. Nuk i flisja as kur ishte në shtëpi. Kam shkruar një këngë “Vietato morire”. Kush e dëgjon mund t’i bëjë dy llogari.

Çfarë roli ka pasur mamaja juaj?

Më kujtohet një episod që më ka bërë të qaj për një javë, kur isha 20 vjeç. Doja një tastierë me çdo kusht, por nuk kisha para për ta blerë atë, as nuk mund ta pyesja atë, e cila punonte shumë. Një ditë unë kthehem në shtëpi, motra ime hap derën duke buzëqeshur dhe më thotë “shko në dhomë”. Dhe atje ishte tastiera. Nëna ime kishte marrë një hua për ta blerë. Unë nuk e ndezja atë për ditë, u ndjeva fajtor. Mendoja që ta ktheja mbrapsht, thosha “isha shumë egoist”. Nuk kisha mundur ta fshihja se sa shumë e doja atë.

Mamaja juaj besonte te ju?

Ishte një violiniste e jashtëzakonshme, por në Itali nuk mund të punonte si muzikante. Ka punuar si rrobalarëse, asistente e të sëmurëve në spital. Më vjen keq që i është dashur të largohet nga muzika, tani e kuptoj boshllëkun që ka provuar.

Ju vjen ndonjëherë dëshira që të ktheheni në Shqipëri?

Ndonjëherë kthehem, më mungon të dëgjoj gjuhen time kudo.

Kapitulli femra: para se të bëhej i famshëm?

Nuk kam pasur asnjëherë vështirësi. Pastaj kam patur një histori prej 9 vitesh e gjysmë me Silvia Notargiacomo, spikere në radio.

Po tani?

Nuk jemi më bashkë, por detajet na takojnë mua dhe asaj.

Çfarë momenti është tani?

Po fokusohem vetëm te muzika, nuk kam asnjë mënyrë apo dëshirë për të bërë gjera të tjera.

Çfarë ju pëlqen në një grua?

Fillimisht ndikimi fizik, por prapa duhet të ketë një personalitet të fortë. Kam një dobësi për vajzat qesharake. Nëse nuk ndihem i stimuluar nga këndvështrimi intelektual, emocional, nuk ndjehem i interesuar. Aventura kam pasur plot.

Koncepti juaj për dashurinë?

Nuk kuptoj shumë. E rëndësishme fillimisht është të jeni miq, të duheni, më pas mund të ndërtohet diçka. Nuk e duroj xhelozinë, nuk jam xheloz dhe nuk më pëlqen ta vuaj atë.

Jeni shumë i vëmendshme ndaj pamjes. A ju pëlqen kjo?

Stilisti im (Fabio Mercurio) merret me këtë. Nëse do të ishte për mua, në mëngjes do të merrja gjënë e parë që do gjeja në dollap.

Përktheu: Panorama Plus/ Marrë nga Venity Fair

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF