KreuStil Jetese

U largua nga DWS, ish-konkurrentja shpërthen ndaj Ilir Shaqirit: Ka ngatërruar program

Ishte një ndër vajzat më të preferuara në Shtëpinë e Big Brother, ndërkohë që fama e saj mori përmasa ndërkombëtare pas fotove të nxehta të shkrepura në kapionatin europian së bashkë me shoqen e saj. Rike Roçi ishte një ndër konkurrentët e “Dancing With The Stars”, e cila u eleminua një javë më parë.

Në përfundim të kësaj gare, Rikja ka dhënë një intervistë për Gazetën Shqiptare, sipas së cilës arsyeja e eleminimit të saj ishte për shkak se produksioni i jepte asaj rryma kërcimi që nuk i përshtateshin aspak. Ndërkohë nuk i ka kursyer as kritikat për kryetarin e jurisë, Ilir Shaqirin. Ajo u shpreh se Iliri e kishte marrë garën më seriozisht seç duhet, madje u shpreh se ka ngatërruar program.

E pyetur se cila është puntata e saj e preferuar, Rikja u shpreh se nuk ka një të tillë.

“S’kam episode. Mendoj që duhet të jetë shou, ndërkohë që Iliri e ka marrë si shkollë e “Amici”. Ka ngatërruar program. Janë shumë të rreptë”, u shpreh ajo.

“Dancing With The Stars” është cilësuar si një edicion special, që ka bërë bashkë të gjithë VIP-at që kanë qenë më herët në edicionet e kaluar, për këtë arsye, Ilir Shaqiri është shprehur se do të jetë më i ashpër me kritikat, megjithatë duket se sipas Rikes, e ka ekzagjëruara paksa.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF