KreuCelebrity

Vetëm kështu nuk duhet të reagonte! Çfarë bëri Bes Kallaku kur mësoi se do bëhej baba?

Lajmi për shtatzëninë e Xhensilës pushtoi portalet, madje edhe kur ajo nuk ka qenë në pritje të një bebi. Pas shumë e shumë spekulimesh, çifti e konfirmoi lajmin se është në pritje të ëmbël nëpërmjet një fotoje publikuar në rrjetet sociale, e cila për një kohë të shkurtër u shndërrua në foton më të pëlqyer në Shqipëri.

Besi ka qenë pasditen e sotme i ftuar në “Një Kat më Lart”, dhe siç e ka thënë me shaka vetë moderatori, Ermal Peçi prej muajsh ka marrë vëmendjen publike vetëm Xhensila, për këtë arsye në këtë intervistë është koha që të flasi edhe Besi. Ai ka zbuluar arsyen përse e kanë mohuar për një kohë të gjatë që do të bëhen prindër për herë të parë.

“Ka disa gjëra që njerëzit duhet të dinë deri sa shkojnë, disa gjëra duhet t’i mbajnë me vete, plus që dihet muajt e parë janë pak të sikletshëm dhe nuk mund ta thoshim që në ditën e parë”, u shpreh ai.

Gjithashtu, Besi ka zbuluar edhe se si ka qenë momenti kur ka mësuar se Xhensila është shtatzënë. Pikërisht atë reagim, Besi nuk duhet ta bënte me një grua që është në pritje të ëmbël, por ishte i papërmbajtur nga emocionet.

“Kur Xhensila më konfirmoi që ishte shtatzënë, nga gëzimi e mora dhe e hodha , e përplasa në krevat (qesh). Më tha vetëm kjo s’duhet të ndodh, përplasjet’’, u shpreh ai.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF