KreuFashion

Çfarë duhet të bëni që të nesërmen të jeni më në formë se kurrë për punë?

Ndoshta është paksa vonë, por kot nuk thonë “më mirë vonë se kurrë”.

Keni kaluar një javë të lodhshme, dhe sigurisht këtë të dielë e keni shpenzuar për të pushuar. Megjithatë, ne ju rekomandojmë që pas këtij pushimi, ju t’i dedikoni pak kohë vetes suaj dhe të bëni një maskë për të qenë sa më në formë të nesërmen në punë. Si ta bëni? Shumë e thjeshtë. Merrni pak kos nga frigoriferi juaj dhe vendoseni në fytyrë. Mbajeni për 20 minuta dhe më pas shpëlani fytyrën me ujë të vakët.

Kjo maskë shumë e thjeshtë do t’ua rifreskojë lëkurën tuaj dhe do t’i japë asaj shkëlqimin e nevojshëm. Nëse nuk keni kos në frigorifer, fare thjesht mund ta bëni edhe me qumësht!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF