KreuCelebrity

Cozman e di që Tuna është martuar? Postimi pa vend që bëri në Instagram!

Reperi i Babastars, Cozman, vazhdimisht mban me vete një detaj që ia kujton lidhjen me Tunën. Në një ditë të veçantë, siç është ditëlindja ajo i dhuroi partnerit të saj në jetë dhe në skenë në atë kohë,  një mikrofon mjaft të shtrenjtë të personalizuar, të punuar me diamant mbi të cilin shkruhej emri i tij artistik.

Mirëpo, kohët kanë kaluar, historia e tyre e dashurisë ka vite që ka përfunduar; Tuna është e martuar me Patris Berishën, me të cilin ka edhe një djalë të vogël të quajtur Tian, e ndërsa nga ana tjetër për Cozman nuk kemi dëgjuar të përflitet për ndonjë histori dashurie dhe mesa duket nuk e ka harruar ende këngëtare. Sot e kësaj dite, ai vijon të mbajë mikrofonin që ia ka dhuruar ish-partnerja e tij, ndryshe nga shumë çifte të tjera të cilët kur ndahen, zgjedhin që të hedhin çdo dhuratë që mund t’jua kujtojë “atë”.

Mbrëmjen e djeshme, ai postoi një foto në rrjetet sociale ku ishte pikërisht mikrofoni i dhuruar nga Tuna. Postimin nuk e ka shoqëruar me ndonjë përshkim…kështu që lind natyrshëm pyetja: Çfarë ka dashur të thotë autori?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF