KreuCelebrity

Eno ‘tradhëton’ Arbanën, zgjedh një tjetër personazh femër si zërin më të mirë radiofonik!

Eno Popi njihet për miqësinë e ngushtë me Arbana Osmanin, në rrethin shoqëror të katër miqve të Top Media: Xhemi dhe Ledioni janë dyshja e mbetur. Puna në të njejtin televizion, si dhe fillimet e karrierës i kanë bashkuar moderatorët më shumë nga se imagjinohet. Por, i ftuar në ‘You&Me’ në NRG Radio, Popi e ka tradhëtuar disi Arbanën nëpërmjet një përgjigje…

Eno është pyetur se cilën nga vajzat do të zgjidhte si zërin më të mirë radiofonik: Arbana Osmanin, Gerta Hetën apo Alketa Vejsiun. As Osmana, as Vejsiu nuk kanë qenë zgjedhja e Popit, duke arsyetuar pse Heta fiton vendin e parë në këtë pikë. “Ka një ngjyrim zëri të atillë, që në rast se ti i zë të dy veshët, mënyra se si zëri i saj tingëllon është ndryshe…prandaj mendoj se Gerta fiton”, ka thënë Popi, duke shtuar me shaka: “Megjithëse, Arbana mendoj që je më e mira”.

Mesa duket, në raste të tilla moderatori e lë jashtë miqësinë, duke u përpjekur të bëjë një zgjedhje sa më profesionale. Më mirë për Enon!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF