Fendi Style! Endi Demneri apo Lori Hoxha? Kujt i shkon më shumë?! 0 1577

Ajo çfarë mësuam nga sfilatat e modës pranverë 2018 ishte kthimi i logomanisë. Një trend i zhdukur para disa vitesh, i rikthyer këtë pranverë më fuqishëm se kurrë. Dhe tashmë jemi mësuar se trendet që sillen nga shtëpitë e mëdha të modës në botë, vijnë menjëherë edhe në Shqipërinë tonë të vogël.

Vetëm pak ditë më parë, Lori Hoxha publikoi disa foto në profilin e saj në Instagram, e veshur me një kostum të firmës së njohur Fendi, bardhë e zi, i përshtatshëm për këtë kohë, shumë i rehatshëm, por njëkohësisht edhe shumë i kushtueshëm. Ai nuk blihet si një kostum i tëri, por këmisha e tij kushton plot 1050 euro, e ndërsa pantallonat 750€.

Mirëpo nuk është e vetmja Lori Hoxha, që e ka bërë pjesë të garderobës së saj këtë kostum. Edhe modelja Endi Demeri, e cila ishte dhe e zgjedhura e BORDO për kopertinën e muajit shkurt në një stil alla Dita Von Teese, ka zgjedhur të njëjtin kostum në një aktivitet që është mbajtur në kryeqytet.

Dhe si për të mos mjaftuar kjo rastësi, të dyja bukuroshet kanë zgjedhur që ta kombinojnë me një palë sandale ngjyrë të kuqe.

Si mendoni kujt i shkon më shumë?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *