KreuCelebrity

Një fundjavë vetëm të tre! David dhe Victoria shndërrohen në telajo pikture për Harperin!

Victoria Beckham duket se e ka kthyer tashmë në një traditë postimet e fundjavës në Instagram ku na tregon se si familja po kalon kohën së bashku.

Djemtë janë të rritur dhe kanë dalë të argëtohen me shokët, e ndërsa 6 vjeçarja Harper ndodhet në shtëpi e vetme me mamin dhe babin duke bërë detyrat. Detyra e radhës nga shkolla, duket se është shumë kreative, dhe Harper po “përdor” mamin dhe babin e saj për një projekt që duhet ta dorëzojë të hënën në orën e mësimit.

Mesa duket, misioni i 6-vjeçares është të shndërrojë Victorian në një emoji, e ndërsa babin? Nuk e dimë ekzaktësisht se cili është qëllimi i saj…megjithatë David ia ka ofruar fytyrën e tij të bukur ta shndërrojë në atë çfarë e vogla e tij të dëshirojë.

Një tjetër detyrë, është që Harper të mësoj mbi habitatet tokësore, por këtë po e mëson nëpërmjet disa këngëve, të cilat Victorias i duken shumë argëtuese.

Kur kohën e kalon me familjen, nuk ka rëndësi se çfarë je duke bërë, gjithmonë ia kalon shumë bukur!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF