Deklarata më e ëmbël për partnerin? Ajo e Mila Kunis për Ashton Kutcher! 0 685

Janë një ndër çiftet më të dashur në Hollywood, e ndarja për ta vështirë se mund të mendohet. Mila Kunis dhe Ashton Kutcher kanë dhe një histori mjaft interesante romance, njohja e të cilëve nisi në sheshin e xhirimit That’s 70s Show, rreth njëzetë vite më parë. Tashmë, ata janë të martuar dhe po merren aktualisht me rritjen e dy fëmijëve, Wyatt dhe Dimitri.

Mila Kunis ka qenë pjesë e promovimit të filmit të ri, ‘The Spy Who Dumped Me’, ku dhe ka folur jo pak për projektin, por edhe për jetën personale në tërësi. Në një deklaratë për E! News në CinemaCon 2018, ajo ka shprehur fjalët më të mira për të shoqin. “Kam bashkëshortin më të mirë në botë. Betohem që jam vërtetë me fat. Kam një partner që ka shumë durim dhe shfaq suport të jashtëzakonshëm për familjen tonë”, ka thënē ndër të tjera, Kunis.

Çifti njihet për dashurinë e shfaqur edhe në publik, ashtu sikurse nuk mund të harrojmë frymën e modestisë me të cilën po rrisin fëmijët. Vërtetë me fat për njëri-tjetrin!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *