Erion Isai në postin e drejtorit, aktori tashmë në krye të Teatrit të Kukullave! 0 727

Ish-aktori i ‘Portokalli’, Erion Isai, duket se do të jetë kreu drejtues i Teatrit të Kukullave. Një post që deri më tani e mbante Monika Lubonja, edhe pse kjo e fundit u mësua para pak kohësh se nuk do të luante më të njejtin rol në këtë institucion. Mes orvatjesh për emision të ri krah Bes Kallakut dhe angazhimit politik në zgjedhjet e fundit, mesa shihet Isai e ka gjetur veten në një post të tillë.

Lajmi nuk është bërë ende zyrtar, por sociologu Ergys Mërtiri i ka kushtuar një status të gjatë në Facebook një lëvizje të tillë. Sipas tij, ky vjen si një ‘shpërblim’ nga ana e kryeministrit, për aktorin i cili nuk doli krah protestave kundër ngritjes së kullave në truallin e Teatrit. Nuk dihet se kur do ta marrë Isai postin zyrtar, edhe pse duket se gjithçka do të nisë së shpejti. Për një kohë të gjatë, Isai i ka munguar ekranit, një zgjedhje që e bëri pas vendosjes për angazhimin e mëtejshëm në politikë.

Mbetet vetëm për t’u parë nëse kjo e fundit është një lëvizje përfundimtare ose jo nga ana e aktorit…Ç’mendim keni për Isain në një post të tillë?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *