Ndjekësja kritikon ‘pamjen e pakuruar’, Lori i bën fansat për vete me përgjigjen e saj! 0 2144

Njihet si një ndër vajzat më të kuruara shqiptare. Aktualisht me pushime jashtë vendit, as këtë herë Lori nuk i ka kursyer fotot për ndjekësit në rrjetet sociale. Një ndër to, është edhe postimi i dy akulloreve, imazh për të cilin Hoxha ka shkruar: “Foto do të ishte më e bukur nëse nuk do t’i kishim ngrënë majat, por kush i reziston!”

Një publikim veror, edhe pse në fundin e prillit, megjithatë një nga fanset e ka studiuar imazhin me detaje. Dora krah asaj të Lorit na ka zbuluar se trashëgimtarja e Top Channel është edhe nën shoqërinë e një mashkulli gjatë këtij udhëtimi, por kjo mesa duket nuk i ka interesuar komentueses. “Për sot na e preve oreksin me thonjtë e asaj dorës nga e djathta të pakuruar, të një njeriu që ha thonjtë”, ka shkruar ajo, ndërsa Lori nuk e ka lënë pa një përgjigje. “Është im vëlla dhe është vetëm 10 vjeç”, ka thënë Hoxha, e reagimet plot humor të të tjerë ndjekësve kanë qenë të menjëhershme.

Duke marrë parasysh kujdesin e Lorit lidhur me fotot e publikuara në rrjetet sociale, vështirë të mendojmë se ky detaj do t’i shpëtonte trashëgimtares së Top Channel. Përgjigjet rrallë, por shkakton jo pak zhurmë në të tilla raste!

summer sunday

A post shared by Lori Hoxha (@lorihoxha) on

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *