Njëra në Singapor, tjetra në Tiranë, Andrra dhe Roza zgjedhin të njëjtin fustan! 0 1817

Tashmë është bërë mëse e zakonshme që figurat e ekranit të vishen njësoj.

Rasti më i fundit është Andrra Destani dhe Roza Lati, ndonëse ambienti në të cilin i kanë veshur është krejtësisht ndryshe. Andrra ka ndarë me miqtë e saj në rrjetet sociale disa foto nga pushimet luksoze në Singapor, ku dukej rrëzëllitëse e veshur me një fustan ngjyrë të zezë me një trëndafil të kuq dhe me disa detaje gjethesh në pjesë të ndryshme të tij.

Nga ana tjetër, po aq rrëzëllitëse dukej edhe Roza në emisionin e saj “Why Not”. Përveç se ambienti ishte krejtësisht i ndryshëm, edhe karakteristikat fizike të vajzave janë shumë të ndryshe; njëra e gjatë, tjetra më pak e gjatë, njëra bjonde, tjetra brune, megjithatë të dyjave u shkon shumë dhe është e pamundur që të zgjedhim se cilës prej tyre i rri më bukur.

Si për të vijuar më tej këtë rastësi të bukur, edhe modeli i sandaleve është i njëjti, vetëm se në këtë rast ndryshon ngjyra!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *