KreuCelebrity

Stresi për dasmën apo dieta e Meghan? Kaq shumë paska humbur në peshë Princ Harry?!

Në të gjitha rastet, është nusja ajo që humbet peshë pak para dasmës, mirëpo në rastin e çiftit mbretëror gjërat janë paksa ndryshe. Princ Harry, që pas fejesës me Meghan Markle ka ndjekur një dietë shumë specifike dhe ka humbur shumë në peshë.

Harry nuk ushqehej aspak shëndetshëm, ku nuk mungonin në menunë e ditës ( jo gjithmonë)  hamburger, pica, kola, por tashmë ai ka vendosur që të ndryshojë dhe të kujdeset për ushqimin, aq shumë sa kujdeset dhe bashkëshortja e tij e ardhshme. Insiciatore e kësaj diete ishte vetë Meghan Markle dhe rezultatet, mund të vihen re fare mirë në këto foto, ku Harry dukej më në formë se kurrë.

‘Meghan ka ndryshuar plotësisht dietën e Harry. Ai ka humbur shumë kilogramë” u shpreh një burim brenda pallatit mbretëror.

Nga ana tjetër, Meghan tregohet shumë e kujdesshme; ka një ditë të bazuar kryesisht tek ngjyra jeshile, por gjithashtu bën shumë dhe  yoga. Nëna e saj, Doria Ragland është instruktore e yoga dhe këtë pasion ia ka trashëguar dhe bijës së saj.

Çifti do të kurorëzojë dashurinë e tyre në martesë më 19 maj. Kur kanë mbetur edhe pak ditë, disa nga detajet më të rëndësishme janë bërë publike, duke filluar që tek të ftuarit, lulet dhe domethënia e tyre, shtëpia e modës që do të kujdeset për fustanin e nuses…Të gjithë jemi në pritje të asaj se çfare do të ndodhë në ditën e madhe…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF